Dinamo mbeti jashtë “Final 4”

Futboll

Dinamo mbeti jashtë “Final 4”

Më: 12 maj 2024 Në ora: 11:18
Dinamo

Dinamo u mposht javën e fundit të kampionatit nga Teuta me rezultatin 1-2, duke marrë kështu humbjen e 3-të radhazi dhe të katërtën në 5 javët e fundit.

Skuadra e drejtuar nga Dritan Mehmeti mbeti jashtë “Final 4”, duke hequr dorë nga dëshira e madhe që ishte titulli kampion. Por, çfarë i penalizoi dinamovitët?

Kalendari në 5 javët e fundit ishte shumë ‘vrastar’ me Dinamon. Në 5 ndeshjet përmbyllëse të kampionatit, ‘blutë’ kanë marrë vetëm 1 pikë, në barazimin kundër Laçit më 27 prill.

Teksa, humbi derbin përballë Partizanit, e më pas u mposht nga Vllaznia, Egnatia dhe së fundmi Teuta. Të gjitha këto ekipe kishin objektivat e tyre në momentin që luajtën ndaj Dinamos.

Në njëfarë mënyre është kalendari ai që e la jashtë “Final 4” skuadrën e Dinamos, duke e përplasur me ekipe që donin mbijetesën, “Final 4”, apo edhe kreun e renditjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat