Neuer 500 ndeshje në Bundesligë

Futboll

Neuer 500 ndeshje në Bundesligë

Më: 12 maj 2024 Në ora: 11:21
Neuer

Ndeshja Bayern Munih-Wolfsburg mund të mos ketë rëndësi për skuadrat, të cilat nuk kanë çfarë kërkojnë më nga sezoni, por për Manuel Neuerin do të jetë një ndeshje historike.

Sot Neuer do të jetë në fushë për herë të 500 në Bundesligë.

Portieri më i mirë i të të gjitha kohërave numëron 156 ndeshje si lojtar i Schalkes dhe 343 si i Bayernit në Bundesligë.

Neuer do të bëhet portieri i katërt, i cili arrin këtë numër prezencazh në kampionatin më të rëndësishëm të futbollit në Gjermani pas Uli Shtajn (512), Eike Imel (534) dhe Oliver Kahn (557).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat