Gattuso gati të rikthehet

Futboll

Gattuso gati të rikthehet

Më: 12 maj 2024 Në ora: 11:36
Gennaro Gattuso

Gennaro Gattuso së shpejti mund të kthehet në skenën e futbollit, me trajnerin italian që ka marrë ofertë nga Arabia Saudite.

Sipas raportimeve të medieve italiane, Al-Taawoun i ka bërë një ofertë shumë tunduese Gattusos.

Tani i takon ish-lojtarit të Milan-it, që në muajin shkurt u shkarkua nga stoli i Marseille, të vendosë nëse dëshiron të marrë drejtimin e një ekipi në Arabi.

Al-Taawoun, që renditet në vend të katërt të kampionatit arab, ka edhe një ‘italian’ në skuadër, pikërisht Musa Barrow, i cili më herët ka veshur fanellat e Atalantës dhe Bolognës në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat