PSG përgatitet për epokën post Mbappe

Futboll

PSG përgatitet për epokën post Mbappe

Më: 12 maj 2024 Në ora: 11:38
Osimhen e Kavartskelia

PSG që përgatitet për epokën post Mbappe po studion goditjen e dyfishtë te Napoli.

Dihet tashmë interesi i parizienëve për Vicktor Osimhen që i pëlqen edhe Chelsea-t, por klubi i sheikëve po tenton të rrëmbejë edhe Khvicha Kvaratskelia.

Sipas raportimeve të ndryshme të mediave franceze ditët e fundit ka pasur një takim mes menaxherëve të gjeorgjianit me drejtuesit e klubit parizien.

Vetë 23 vjecari është shfaqur entuziast për mundësinë për t’ju bashkuar PSG, por vlen të theksohet fakti se për momentin nuk ka asnjë akord me Napolin.

Diçka e kuptueshme, pasi me një trajner që mbetet ende për tu zgjedhur, Napoli nuk mund të lejojë largimit kaq lehtë të një prej yjeve më të rëndësishëm, duke qenë se largimi i Osimhen jepet i sigurt, me nigerianin që ka një premtim nga Presidenti De Laurentiis që verën e kaluar.

PSG ka ndërkohë disa fronte të hapura në Itali, ku veç Osimhen dhe Kavartskelias, po ndjek me interes edhe Leaon e Milanit.

Vitin e kaluar Napoli arriti ta mbajë Osimhen pavarësisht presionit të fortë të parizienëve, megjithëse në këtë aks janë kryer disa transferime të rëndësishme si ai i Lavezzit, Cavanit apo Fabian Ruiz.

Marrëdhënia e mirë mes dy  klubeve është evidente dhe mund të sjellë edhe lamtumirën e Kvaratskelias, natyrisht për një shifër disa herë më të lartë se ajo prej 10 milionë eurosh që u pagua për ta marrë në 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat