Trajneri i Rubin Kazan flet për lojtarin e Kosovës: Vetëm kështu arrin nivelin e lartë

Futboll

Trajneri i Rubin Kazan flet për lojtarin e Kosovës: Vetëm kështu arrin nivelin e lartë

Më: 12 maj 2024 Në ora: 11:47
Mirlind Daku

Rubin Kazan ka fituar me shifrat 3:1 kundër Rostov.

Për herë të parë në kohët e fundit, Mirlind Dakun nuk kishte impakt me një gol të shënuar apo asist të dhënë.

Për këtë arsye, trajneri i Rubin Kazan, Rakhimov, kishte disa këshilla për t’i dhënë shqiptarit.

“Daku është mërzitur për faktin se shpërdoroi disa raste dhe nuk arriti të shënonte, edhe pse mund t’ia kishte dalë.

E shoh zhgënjimin, por gjithmonë them se Daku duhet ta luajë një ndeshje të plot në nivel të lartë. Nuk duhet të fiket në disa momente, vetëm atëherë mund të jetë niveli i tij i lartë.

Ka momente që shkëputet nga aksioni, ka ulur kokën, ka momente që mbetet prapë vijës jashtë loje. Ka momente të tilla dhe ne i kushtojmë vëmendje. Por ne shohim që Daku ka arritur një nivel të caktuar tani”, tha trajneri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat