Edhe një klub tjetër rreshtohet pas Armando Brojës

Futboll

Edhe një klub tjetër rreshtohet pas Armando Brojës

Më: 12 maj 2024 Në ora: 12:39
Armando Broja

Armando Broja do të largohet nga Fulhami për tu rikthyer te Çellsi në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, sulmuesi shqiptar nuk pritet të mbetet në ‘Stemford Brixh’ me klubin londinez që nuk llogarit në shërbimet e tij dhe nuk mund t’i ofrojë minutat e kërkuara nga Broja.

Lojtari pritet të largohet në merkaton e verës, por duhet definuar nëse do jetë huazim apo do të shitet përgjithmonë.

Borusia Dortmund ka shfaqur interesim për transferimin e shqiptarit, pasi Sebastien Haller dhe Jousufa Moukoko do të largohen gjatë verës.

Por së fundmi, në garë për Brojën është futur edhe skuadra e rikthyer në Premier Ligë, Ipsuiç Taun, e cila synon transferimin e Brojës ku kërkojnë të kenë shqiptarin në maje të sulmit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat