Klopp ka hedhur poshtë çdo spekulim

Futboll

Klopp ka hedhur poshtë çdo spekulim

Më: 12 maj 2024 Në ora: 12:48
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp ka hedhur poshtë çdo spekulim për të ardhmen e Darvin Nunjezit mes lidhjeve të emrit të sulmuesit me Barcelonën pas një jave të tensionuar për uruguaianin, ku ai fshiu të gjitha postimet e lidhura me Liverpulin nga profili i tij në “Instagram”.

Uruguaiani vuajti nga një breshëri abuzimesh të tifozëve pas një ecurie zhgënjyese të formës që preku pikën kulminante të dielën e kaluar kundër Totenhemit. Në mediat sociale shpërthyen lajmet se ai nuk ishte i lumtur në Mersejsajd. “Mail Sport” raportoi në fillim të kësaj jave se si qëndrimi i Liverpulit nuk kishte ndryshuar: ai mbetet i rëndësishëm në planet e tyre. Klubi beson se Nunjez do të përfitojë nga trajneri i ardhshëm Arne Slot, ndërsa emri i sulmuesit është përfolur për një transferim te Barcelona.

Shtypi spanjoll e ka lidhur Nunezin me një kalim te Barcelona, por i pyetur për këtë histori, Klop tha përpara ndeshjes së të hënës kundër Aston Vilës: “Duhet të jetë ndonjë spekulim i jashtëm, sepse unë nuk e di gjë për këtë.

Darvin nuk ishte i lumtur që humbi atë rast me Totenhemin. Ai është i pafat, më lejoni të them se ishte i pafat në kaq shumë situata ku ai po bën gjithçka siç duhet, por topi ende nuk po hyn”.

I pyetur nëse skuadra e tij është ende në garë për titull, pavarësisht se humbi shumë terren në javët e fundit, tekniku gjerman tha: “Titulli nuk është numri një në listën prioritare të objektivave tanë çdo mëngjes.

Të gjithë mund të lexojmë tabelën dhe të shohim situatën. A presim që ata të humbasin? Siti duhet të humbasë tri ndeshje.

Vështirë për ta parë këtë, por ju nuk e dini kurrë. Arsenali duhet të humbasë dy ndeshje. Vështirë. Ata të dy luajnë para nesh, kështu që le të flasim të hënën nëse humbasin të dy, por nuk e pres këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat