Spalletti mohon frikën

Futboll

Spalletti mohon frikën

Më: 12 maj 2024 Në ora: 12:59
Luciano Spalletti

Pasi fitoi titullin kampion me Napolin një vit më parë, Luciano Spalletti vendosi në mënyrë të befasishme të largohet, duke mos shpjeguar asnjëherë arsyen.

Shumë e komentuan vendimin e tij si një zgjedhje për t’u larguar si fitues, pasi i druhej faktit që do ta kishte të vështirë të fitonte sërish, megjithatë vetë tekniku aktual i kombëtares aktuale ka hedhur poshtë frikën si shkak i largimit nga Napoli.

“Pasi fituam titullin, kishim gjithçka për të vijuar përpara dhe për të fituar të tjerë trofe.

Kishim një skuadër të konsoliduar dhe buxhet për t’u përforcuar edhe më shumë. Unë zgjodha të largohem për arsye personale, të cilat nuk do t’i them, por nuk kisha aspak frikë.

Kam respekt maksimal për kohën që kalova te Napoli dhe njerëzit me të cilët punova atje”, u shpreh Spalletti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat