Slot bën llogaritë pa Salah

Futboll

Slot bën llogaritë pa Salah

Më: 12 maj 2024 Në ora: 13:18
Salah e Slot

Përveç se do t’i duhet që të pasojë një emër si ai i Jyrgen Klop misioni për Arne Slot do të jetë edhe më i vështirë pasi një gjë të tillë do të duhet që ta bëjë pa ndihmën e Mohamed Salah.

Sipas shtypit britanik trajneri holandez është lajmëruar nga drejtuesit e skuadrës se lamtumira e egjiptianit në verë do të jetë e pa evitueshme.

Ofertat nga skuadrat saudite janë të shumta për Salah madje në shifra, të cilat nuk mund të konkurohen nga Liverpul.

Për këtë motiv Salah është i vendosur që të largohet nga “Anfield Road” për ta lënë kështu Arne Slotin në një pozicion dyfish të vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat