Ten Hag: Nuk kuptojnë asgjë nga futboll

Futboll

Ten Hag: Nuk kuptojnë asgjë nga futboll

Më: 12 maj 2024 Në ora: 13:28
Erik ten Hag

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka vënë në shënjestër kritikët e tij këtë sezon.

Ten Hag këmbëngul se ata që e sulmojnë atë “nuk e kuptojnë futbollin”.

“Mendoj se tifozët kanë durim, e keni parë të hënën”, tha ai përpara ndeshjes së sotme me Arsenalin.

“Unë shoh disa komente që tregojnë se ata ose nuk kanë njohuri nga futbolli ose nuk kanë njohuri për menaxhimin e një ekipi futbolli ose thjesht nuk janë në lartësinë e duhur. Mendoj se ka shumë njerëz që shohin problemet dhe ata janë të durueshëm”.

Ai vazhdoi: “Unë nuk kam ndryshuar fare, jam ende i njëjti. Sigurisht që ka pasur përvoja të ndryshme dhe më pëlqejnë shumë ato që kam pasur, e dua kulturën e futbollit anglez. I vlerësoj të gjitha dhe jam shumë i lumtur të jem këtu, por nuk kam ndryshuar fare.

“Unë e bëra punën time dhe në vitin e parë do të thosha se ishte një formacion i mirë. Ne luajtëm në nivelet tona, ndoshta kemi performuar më mirë nga sa pritej. Në këtë sezon nuk e kemi bërë, por jemi në finalen e FA Cup dhe kjo është një arritje e madhe.

“Unë nuk kam ndryshuar, por sigurisht që kanë ndryshuar përvojat dhe sfidat. Ky është një klub masiv dhe ju e kuptoni këtë vetëm kur hyni për herë të parë, gjërat me të cilat duhet të përballeni.

“Por unë doja të merrja përsipër këtë sfidë dhe nuk kam pasur asnjë sekondë kur jam penduar për atë vendim. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe nuk jam penduar kurrë për asnjë sekondë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat