Milani nis garën për mbrojtësin brazilian

Futboll

Milani nis garën për mbrojtësin brazilian

Më: 12 maj 2024 Në ora: 13:36
Pamje nga një ndeshje

Emerson Rojall pritet të largohet nga Totenham Hotspur pas tre viteve qëndrim te skuadra londineze. E ardhmja e mbrojtësit brazilian pritet të jetë larg Anglisë, pasi ai karrierën mund ta vazhdoj në elitën e futbollit italian Serie A.

Milani ka intensifikuar kërkimet për përforcime për sezonin e ardhshëm dhe sipas “La Gazzetta dello Sport”, klubi italian është në negociata me përfaqësuesit e mbrojtësit të Tottenhamit, Emerson Rojal.

Interesi i Milanit për 25-vjeçarin është rritur javët e fundit dhe bisedimet paraprake kanë filluar për të eksploruar mundësinë e një lëvizjeje. Megjithatë problemi kryesor për transferimin e brazilianit në San Siro është çmimi i tij, pasi Tottenham kërkon 30 milionë euro për ta lënë të lirë.

Edhe pse klubi italian e konsideron mbrojtësin brazilian një objektiv të mundshëm, tarifa e lartë e transferimit paraqet probleme financiare. Gjithnjë sipas mediumit italian, “rossonerët” do të ishin të gatshëm të paguanin deri në 20 milionë euro për t’i marrë shërbimet e mbrojtësit anësorë.

25-vjeçari këtë edicion ka pasur vetëm 23 paraqitje me fanellën e Spurs ku ka shënuar një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat