Manchester Utd - Arsenali, sfidë me synime diametralisht të kundërta

Futboll

Manchester Utd - Arsenali, sfidë me synime diametralisht të kundërta

Më: 12 maj 2024 Në ora: 13:52
Manchester Utd - Arsenali

Arsenali është ende fuqishëm në garë për titullin e kampionit në Premierligë.

Me fitoren e djeshme të Manchester Cityt, tani “Topçinjtë” janë dy pikë prapa.

Kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund, Arsenali synon t’i fitojë të dy ndeshjet dhe të shpresojë në një barazim apo humbje të Manchester Cityt.

Por, sot ekipi i Mikel Artetas do të ketë një test të vështirë, ku do të përballet me Manchester Unitedin në “Old Trafford”.

“Djajtë e Kuq” kanë pasur paraqitje të dobët këtë sezon, teksa gjenden në pozitën e tetë me 54 pikë të grumbulluara dhe jashtë vendeve që dërgojnë në garat evropiane.

Dueli mes Manchester Unitedit dhe Arsenalit nis nga ora 17:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat