Qindra mijëra tifozë po krijojnë atmosferë të zjarrtë, Real Madridi po feston titullin e 36-të në histori të klubit

Futboll

Qindra mijëra tifozë po krijojnë atmosferë të zjarrtë, Real Madridi po feston titullin e 36-të në histori të klubit

Më: 12 maj 2024 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Real Madridi ka fituar titullin e 36-të në histori të klubit, një rekord ky në Spanjë.

Los Blancos kanë dominuar këtë edicion në elitën e futbollit spanjoll La Liga, teksa ditën e djeshme kanë marrë edhe trofeun.

Qysh nga ora 10:00 e mëngjesit të sotëm, Reali po feston titullin me adhuruesit e tyre në sheshin Cibeles.

Atmosfera në sheshin Cibeles është e zjarrtë pasi janë mbledhur aty qindra mijëra tifozë, derisa futbollistët po marshojnë me autobusin e hapur.

Më vonë pritet që futbollistët madrilen t’iu drejtohen tifozëve të tyre me mesazhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat