Guler: Nuk festuam se kundërshtari ra nga kategoria

Futboll

Guler: Nuk festuam se kundërshtari ra nga kategoria

Më: 12 maj 2024 Në ora: 14:13
Arda Guler

Arda Guler ishte një prej protagonistëve në ndeshjen e LaLiga-s që Real Madrid e fitoi në transfertë me shifrat 0:4, ndaj Granadës së Myrto Uzunit.

Turku realizoi golin e dytë të ndeshjes, ndërsa pas përfundimit të 90-minutave, theksoi se tashmë ndjehet tërësisht i përshtatur si me skuadrën, ashtu edhe me kampionatin spanjoll.

“E kishim përgatitur këtë ndeshje në mëyrën më të mirë të mundshme, morëm një fitore të pastër. Por, nuk festuam shumë sepse kundërshtari ra nga kategoria.

Mund të them me bindje se tani kam më shumë besim dhe mendoj se jam përshtatur dhe familjarizuar me skuadrën dhe kampionatin.

Finalja e Champions League? Do të stërvitemi për të qenë në formën më të mirë të mundshme. Për mua dhe disa prej shokëve të mi do të jetë hera e parë dhe jemi shumë të emocionuar”, u shpreh Guler.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat