Ballkani kërkon tre pikët e radhës

Futboll

Ballkani kërkon tre pikët e radhës

Më: 12 maj 2024 Në ora: 14:51
Pamje nga një ndeshje

Ballkani pret Fushë Kosovën e rënë nga elita e futbollit kosovar në kuadër të xhiros së 34-të në Albi Mall Superligë.

Suharekasit kanë marrë tre fitore radhazi dhe janë në rrugë të mirë për ta fituar për herë të tretë radhazi titullin e kampionit.

Të besuarit e trajnerit Ilir Daja në këtë takim kërkojnë vetëm tre pikët për të vazhduar të mbesin në krye të tabelës.

Ndërkohë Fushë Kosova tanimë ka rënë nga elita e futbollit kosovar dhe synon të shkaktojë ndonjë befasi të madhe.

Ballkani: Koliçi, Thaqi, Jashanica, Dellova, Potoku, Kuc, Emerllahu, Korenica, Gripshi, Hamidi, Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat