Lazio siguron Europa League, Hysaj triumfon ndaj Ismajlit dhe Shpendit

Futboll

Lazio siguron Europa League, Hysaj triumfon ndaj Ismajlit dhe Shpendit

Më: 12 maj 2024 Në ora: 14:53
Pamje nga ndeshja

Nga një gol në fundin e çdo pjesë shënoi Lazio përballë Empolit në “Olimpico”, duke siguruar një fitore që mban bardhekaltrit në lojë për kualifikimin në Champions League.

Suksesi 2-0 erdhi falë golave të Patric (45+3’) dhe Vecinos (89’). Elseid Hysaj e zhvilloi të plotë takimin me Lazion, gjithashtu edhe Ardian Ismajli me skuadrën toskane. (Etrit Berisha i dëmtuar).

Në fushë për Empolin u fut edhe Stiven Shpendi, i cili iu afrua barazimit. Sulmuesi i Shqipërisë U21 gjuajti bukur me kokë në minutën e 87’, por reagoi mirë Mandas.

Lazio siguroi Europa League me triumfin e sotëm, ndërkohë që Empoli vijon të jetë në garë për qëndrimin në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat