Formacionet e ndeshjes Flamurtari-Korabi

Futboll

Formacionet e ndeshjes Flamurtari-Korabi

Më: 12 maj 2024 Në ora: 14:55
Atmosfera

Sot starton faza e “play-off”-it të Kategorisë së Parë me dy ndeshje tepër interesante dhe emocionuese.

Flamurtari i Eqerem Memushit do të pres Korabin në Vlorë. Vlonjatët e mbyllën sezonin të tretit në renditje me 58 pikë të grumbulluara në 33 takime.

Një sezon relativisht i mirë për ta, ku përfunduan direkt pas Elbasanit dhe Bylist, që u ngjitën matematikisht në Superiore. Vlonjatët duan rikthimin në elitë pas kaq shumë sezonesh në Kategorinë e Parë.

Nga ana tjetër është Korabi. Skuadra nga Peshkopia e mbylli sezonin në vendin e gjashtë, me 44 pikë të grumbulluara pas 33 ndeshjesh. Edhe këta duan të rikthehen pas një kohe të gjatë në Kategorinë Superiore, por në fillim duhet të kalojnë Flamurtarin e karikuar për triumf.

Në bazë të rregullores, sot Flamurtarit i mjafton edhe barazimi për të kaluar në finalen “play off”, pasi është i avantazhuar prej renditjes më të mirë në klasifikimin përfundimtar të Kategorisë së Parë.

FORMACIONET ZYRTARE

FLAMURTARI: Teqja, Pjeshka, Beqja, Sebastian, Ramadani, Diamanti, Frashëri, Sidibe, Kriviçiç, Batha, Pjeshka | Trajner: Eqerem Memushi

KORABI: Qyrani, Paplekaj, Kryemadhi, Mziu, Henri Marku, Taulant Marku, Kasalla, Lilam Kema, Geci, Lilaj | Trajner: Shpendi Kumbarçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat