Emër befasues

Futboll

Emër befasues

Më: 12 maj 2024 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Paris Saint-Germain ka intensifikuar planet për të gjetur një zëvendësues për Kylian Mbappe në verë.

Mbappe do të largohet nga Parc des Princes në fund të sezonit kur i skadon kontrata me PSG.

Ylli francez konfirmoi largimin e tij të afërt të premten në mbrëmje, më 10 maj, përmes një video të postuar në rrjetet e tij sociale.

“Kam shumë emocione. Kam pasur rastin dhe nderin e madh të jem anëtar i klubit më të madh francez, një prej më të mirëve në botë”, ka thënë Mbappe.

“Do të kemi momente të mira për atë që ka mbetur dhe më besoni se do të mbeteni përgjithmonë në zemrën time. Lamtumirë”, përfundoi ai.

Kuptohet se Real Madridi është në “pole position” për të nënshkruar me Mbappe pas vitesh ndjekjeje të francezit.

Ndërsa kalimi i tij në Santiago Bernabeu do të jetë një lajm i mirë për Realin, është një skenar krejtësisht i ndryshëm për PSG-në.

Humbja e një prej lojtarëve më të mirë në botë do ta detyrojë klubin të hyjë në merkato në kërkim të një zëvendësuesi.

Sipas All Football, PSG po shikon në drejtimin e Premier League në kërkim të zëvendësuesit të Mbappe.

Gjigantët francezë duket se po përgatisin një ofertë për të nënshkruar me anësorin e Crystal Palace, Michael Olise, për të mbushur boshllëkun që do të krijojë largimi i Mbappe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat