Real Madrid siguroi titullin e 36-të në histori, si asnjë skuadër tjetër në La Liga. Gjatë festimeve të titullit presidenti Florentino Perez deklaroi se ku sukses erdhi falë përulësisë dhe lojës së ndershme.
“Ky titull na bën të kuptojmë se edhe e pamundura mund të bëhet e mundur. Dua të falënderoj të gjithë lojtarët që tashmë janë pjesë e historisë së klubit. Ata kanë fituar gjithçka dhe janë ende të uritur për të fituar sërish.
Falënderoj edhe stafin teknik dhe Carlo Ancelottin, një nga trajnerët e mëdhenj në historinë tonë.
Një titull special ky, i fituar falë vlerave të skuadrës. Gjithçka që arritëm erdhi falë sakrificave, punës, përulësisë dhe lojës së ndershme.
Ne jemi krenarë që bëjmë të famshëm Madridin në të gjithë botën. Jemi klubi më i dashur në botë. Historia na detyron të vazhdojmë të fitojmë. Do të japim shpirtin për të fituar edhe Championsin numër 15.", tha Perez.