Skuadra shqiptare kërkon tre pikët e titullit të kampionit në Mal të Zi

Futboll

Skuadra shqiptare kërkon tre pikët e titullit të kampionit në Mal të Zi

Nga: K.G. Më: 12 maj 2024 Në ora: 15:29
Skuadra shqiptare Deçiqi

Tri javë kanë mbetur deri në fund të kampionatit malazezë, të gjitha ndeshjet luhen në të njëjtën orë (19:00).

Deçiqi mund të festojë sot titullin, i pari në historinë e klubit shqiptar, e cila mund të ndodhë nëse skuadra nga Tuzi mund Jezeron në shtëpi (në stadiumin e OFK Titogradit), dhe Buduçnost pëson humbje kundër Jedinstvos.

Megjithatë, ka më shumë gjasa që lufta të zgjatet për dy javët e fundit, sepse Budućnost nuk ka humbur kurrë nga Jedinstvo që nga pavarësia e Malit të Zi, ka arritur 20 fitore dhe katër barazime në kampionat dhe në Kupë që nga viti 2006.

Sido që të jetë, skuadra e Mlilorad Pekoviqit mund ta fitojë titullin nëse sot mposht Jezeron, nga i cili u eliminua në gjysmëfinale të Kupës të mërkurën. 

Deçiqi pas kësaj sfide luan në Nikshiq me Sutjeskën dhe në fund e pret Arsenalin.

“Nuk ka eufori, edhe sikur të festojmë asgjë nuk ka mbaruar ende.

Ndoshta humbja ndaj Jezeros për Kupë do të na motivojë edhe më shumë që t'i hakmerremi dhe të arrijmë një triumf që do të thoshte shumë për ne”, - thotë mesfushori i Deçiqit, braziliani Çagas Augusto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat