Abraham: Në stërvitje si “pulë”, në fushë kthehej në “bishë”

Futboll

Abraham: Në stërvitje si “pulë”, në fushë kthehej në “bishë”

Më: 12 maj 2024 Në ora: 15:51
Abraham

Tammy Abraham zgjedh Eden Hazard si futbollistin më të mirë që ka patur shok skuadre.

Gjatë një rrëfimi për JD Football, sulmuesi anglez i Romës në Serie A, zbulon edhe mbrojtësin më të fortë me të cilin është përballur.

“Unë zgjedh Hazard si më të mirin, për gjërat që bënte me topin në këmbë. Seancat stërvitore i merrte lehtë, por sapo zbriste në fushë transformohej një ‘kafshë’. Bëhej një tjetër futbollist.

Mbrojtësi më i ashpër? Virgil Van Dijk, një mbrojtës shumë i zgjuar. Atij i pëlqen të përdorë trupin për t’u mbrojtur, por është gjithashtu i shpejtë. Plus që Virgil është miku im. Nuk preferoj të përballem me të… “

Po sa i përket ish-futbollistëve? Abraham zgjedh një legjendë franceze, me të cilin është rritur duke e shijuar. Një idhull dhe hero për 26-vjeçarin.

“Një futbollist me të cilin do të doja shumë të luaja është Thierry Henry. Ai është një nga idhujt e mi dhe një nga arsyet pse zgjodha të bëhem sulmues”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat