Lewandowski “flet” nëpërmjet menaxherit

Futboll

Lewandowski “flet” nëpërmjet menaxherit

Më: 12 maj 2024 Në ora: 15:53
Lewandowski

Menaxheri i Robert Lewandowskit ia ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se klienti i tij nuk do të pranojë që të largohet dhe aq më pak të ulë pagën.

Në një prononcim për mediat Zahavi tha: “Klienti im nuk do të largohet nga Barcelona.

Ky është një opsion, të cilin nuk e kemi marrë për bazë në asnjë moment”.

Këto fjalë mund të mos priten mirë nga klubi katalan pasi ky i fundit kërkon një sakrificë financiare nga sulmuesi.

Drejtuesit kërkojnë që Levandovski të ulë rrogën e tij në mënyrë që Barça të ketë më shumë fonde për merkaton.

I gjendur para kësaj situate, Levandovski ka lajmëruar agjentin e tij Pini Zahavi që të komunikojë me drejtuesit e Barcelonës. Kështu, javën e ardhshme Zahavi ka planifikuar një takim me drejtorin Deko si dhe presidentin Joan Laporta për të kuptuar më shumë rreth qëllimeve të spanjollëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat