Tifozët brohorasin Mbappe, Florentino e konfirmon: Punë e kryer

Futboll

Tifozët brohorasin Mbappe, Florentino e konfirmon: Punë e kryer

Më: 12 maj 2024 Në ora: 16:02
Florentino Perez

Real Madrid ka festuar ditën e dielë fitimin e titullit të La Liga përpara mijëra tifozëve madrilenë.

Florentino Perez ka dalë përpara tifozëve dhe mikrofonit duke mbajtur një fjalim, duke bërë një pyetje përpara turmës “Kë duhet të transferojmë?”.

Në atë moment, të gjithë tifozët brohorasin me të madhe emrin e Kylian Mbappe, dhe përgjigja e presidentit të klubit spanjoll ishte epike. Perez iu kthye tifozëve me vetëm një fjali duke qeshur, “Është punë e kryer”.

Mbappe gjithashtu konfirmoi pak ditë më parë se do të largohej në fund të sezonit, dhe i vetmi klub që është tepër i interesuar për sulmuesin francez është pikërisht Real Madrid, ku duket se në merkaton e verës ai do të veshë fanellën e galaktikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat