Hysaj ia del në eksperimentin e ri, vlerësohet shumë dhe Ismajli: Më i miri i mbrojtjes së Empolit

Futboll

Hysaj ia del në eksperimentin e ri, vlerësohet shumë dhe Ismajli: Më i miri i mbrojtjes së Empolit

Më: 12 maj 2024 Në ora: 16:07
Hysaj

Një derbi shqiptarësh u luajt në Serinë A në mesditën e sotme. Lacio ka fituar me shifrat 2:0 kundër Empolit duke mbajtur hapur ëndrrën për kalimin në Champions League. Elseid Hysaj e nisi edhe këtë ndeshje në një rol të ri dhe të eksperimentuar nga Tudor.

Në skemën me tre në prapavijë, Hysaj ndodhet në rolin e mbrojtësit afër qendrës dhe jo të fashës së krahut siç jemi mësuar gjithmonë.

Kjo pasi edhe Tudor ka kuptuar vlerat që ka shqiptarit në mbrojtje dhe mundësitë e pakta që ka për të nxjerrë para ekipin në manovrat sulmuese.

Për Tuttomercatoëeb, shqiptari meriton notën 6.5:

“Mbron mirë në zonë dhe bën shumë pak gabime”. Nga krahu tjetër, Ardian Ismajli është vlerësuar po aq pozitivisht, pavarësisht humbjes.

“Më i miri në mbrojtjen e Empolit. Nuk i jep shumë hapësirë Imobiles, përvec një rast, por që nuk prish aspak performancën e tij fantastike”, shkruan media italiane..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat