Mbi 17 autobuzë të Egnatias do të nisen drejt Tiranës

Futboll

Mbi 17 autobuzë të Egnatias do të nisen drejt Tiranës

Më: 12 maj 2024 Në ora: 16:09
Egnatia

Mbi 17 autobuzë të Egnatias do të nisen drejt Tiranës!

Me përfundimin e javës së fundit të kampionatit të rregullt tashmë i gjithë fokusi do të jetë te “Final Four” megjithatë të martën është një tjetër finale e madhe për t’u luajtur, ajo e Kupës së Shqipërisë, Kukësi – Egnatia.

Edhe dy ditë nga finalja e madhe në “Air Albania” ku do të përcaktohet fituesi i kompeticionit të dytë për nga rëndësia, megjithatë fokusi i skuadrave është maksimal, pasi luhet për të siguruar edhe pjesëmarrjen në Europë.

Sipas asaj që konfirmohet nga ekipi i Egnatias, janë mbi 17 autobuzë që do të nisen drejt Air Albania me tifozë të këtij klubi, për të kërkuar fitoren e madhe kundër Kukësit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat