Shala i mllefosur dhe i prekur! KF Fushë Kosova: FC Ballkanit sulmojnë lojtarët

Futboll

Shala i mllefosur dhe i prekur! KF Fushë Kosova: FC Ballkanit sulmojnë lojtarët

Më: 12 maj 2024 Në ora: 17:38
Burim Shala

Skuadra e Fushë Kosovës e kanë cilësuar skandal pritjen në Suharekë, ndërsa pretendojnë se presidenti i klubit Ballkani dhe disa anëtar të tij kanë sulmuar lojtarët dhe trajnerin, Burim Shala.

“Presidenti si dhe disa anëtar të kryesisë së FC Ballkanit sulmojnë lojtarët si dhe trajnerin tonë”, shkruan në njoftimin e shkurtër të klubit që edicionin e ardhshëm do të paraqitet në Ligën e Parë.

Fushë Kosova e humbi ndeshjen 3:0 nga Ballkani.

Edhe trajneri Shala pas ndeshjes u shpreh i mllefosur me pritjen. “Jam i mllefosur dhe i prekur. Një klub që lufton korrekt, has në provokim, ofendime e kërcënime që nuk i përkasin futbollit”, ka thënë Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat