Shtatë gola, polemika dhe penallti

Futboll

Shtatë gola, polemika dhe penallti

Më: 12 maj 2024 Në ora: 18:22
Apolonia

Apolonia ka bërë sot një surprizë të mirëfilltë teksa ka mundur me shifrat 4:3 Vorën në fushën e kësaj të fundit, duke siguruar praninë në finalen e play-off të Kategorisë së Parë.

Ndeshja filloi me golin e fierakëve të shënuar nga Hebeja, por më pas ishin vendasit që përmbysën gjithçka në pjesën e parë me dygolëshin e Prengajt.

Një penallti e kontestuar e shënuar nga Raboshta çoi në vendimin për tërheqjen e përkohshme të skuadrës fierake nga fusha e lojës, me presidentin Koço Kokëdhima që mbajti jashtë ekipin për rreth 5 minuta.

Por pas kthimit në fushë ishin fierakët shumë më kërkues dhe agresive, teksa gjetën golin me Maksutin dhe Omerin. Pak minuta para fundit, Umejego shënoi për ekipin fierak duke përmbysur shifrat në 4-3, rezultat që rezistoi deri në mbyllje të ndeshjes duke kaluar Apoloninë në fazën tjetër në play-off.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat