Sa shqiptarë sa maqedonë, kjo po ndodh për herë të parë në histori në Maqedoni

Futboll

Sa shqiptarë sa maqedonë, kjo po ndodh për herë të parë në histori në Maqedoni

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 12 maj 2024 Në ora: 19:16
Pamje nga atmosfera në ndeshjen Shkëndija - Struga Trim Lum

Për herë të parë në historinë e futbollit të Maqedonisë së Veriut, kemi 6 skuadra shqiptare e 6 maqedonase në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut për edicionin 2024-2025.

Në fakt, shqiptarët janë sundues, për faktin se Struga Trim Lum sot është shpallur kampion i ri.

Cilat janë gjashtë skuadrat shqiptare në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut për edicionin 2024-2025?

Struga Trim Lum, Shkëndija e Tetovës, Shkupi, Voska e Ohrit, Gostivari dhe Besa e Dobërdollit, janë anëtarë të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Duhet theksuar se Voska Sport është në finale të Kupës së Maqedonisë dhe ndeshet me Tikveshin.

Nga ana tjetër, kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut është shqiptar, pra Muamed Sejdini.

Renditja përfundimtare është me tri skuadra në tre vendet e para për edicionin 2023-2024: Struga Trim Lum, Shkëndija dhe Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat