Arsenali ngadhënjen në ‘Old Traford', vazhdon garën për titull

Futboll

Arsenali ngadhënjen në ‘Old Traford', vazhdon garën për titull

Nga: K.G. Më: 12 maj 2024 Në ora: 19:24
Pamje nga ndeshja

Arsenali kthehet me pikë të plota nga stadiumi "Old Trafford". 

Tre pikë të reja që e mbajnë fuqishëm në garë për titullin e kampionit.

'"Topçinjtë" shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Manchester Utd. 

Goli i futbollistit Trossard vulosi fatin e kësaj ndeshje qysh në pjesën e parë. 

Ai shënoi në minutën e 20-të dhe ia solli tre pikë skuadrës së tij. 

Arsenali tani kryeson me 86 pikë por ka një dhe një pikë më shumë se Manchester City pas javës së 37-të në Premier League. 

Manchester Utd renditet në vend të tetë me 54 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat