Çudia Juventus, barazon në Torino me të fundit

Futboll

Çudia Juventus, barazon në Torino me të fundit

Nga: K.G. Më: 12 maj 2024 Në ora: 20:02
Pamje nga ndeshja

As laiku më i madh nuk e ka pritur se Juventusi do të bëjë kiks në Torino dhe të ndahet baras (1:1) me skuadrën e fundit në tabelë dhe që ka javë që është përshëndetur nga Serie A, siç është Salernitana.

Futbollisti Pierozzi është protagonist i epërsisë së udhëtuesve, me golin që ka realizuar në minutën e 27-të.

Rabiot në minutën e 90+2 ka realizuar dhe shmangë turpin e vendasve.

Pas javës së 36-të, Juventusi renditet në vend të 4-të me 67 pikë e  Salernitana është në të 20-tin me 16 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat