As laiku më i madh nuk e ka pritur se Juventusi do të bëjë kiks në Torino dhe të ndahet baras (1:1) me skuadrën e fundit në tabelë dhe që ka javë që është përshëndetur nga Serie A, siç është Salernitana.
Futbollisti Pierozzi është protagonist i epërsisë së udhëtuesve, me golin që ka realizuar në minutën e 27-të.
Rabiot në minutën e 90+2 ka realizuar dhe shmangë turpin e vendasve.
Pas javës së 36-të, Juventusi renditet në vend të 4-të me 67 pikë e Salernitana është në të 20-tin me 16 sosh.