Angli – Poloni dhe Francë – Spanjë. Këto janë gjysmëfinalet e Kampionatit Europian të moshës deri në 17 vjeç në futboll për femra, të cilat, të mërkurën e 15 majit, do të zhvillohen në Suedi.
Polonia në ndeshjen direkte me Portugalinë është mjaftuar me barazimin për të vijuar më tej. Në fakt pjesën e parë e ka dominuar dhe në të 13’,
Arasnievicz i ka kaluar polaket në avantazh. Një mori rastesh për shënim më pas me Zviazek, Vitek, Virvas etj, por shënjestra ka qenë e gabuar. E megjithatë Polonia e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh.
Në pjesën e dytë, një goditje potente e kapitenes Valente, kjo nga jashtë zone në të 49’, barazon shifrat. Portugalia është e gjitha në sulm, ndërkohë që Polonia, edhe me mundësitë që Arasnievicz, mund ta kishte mbyllur takimin.
Në vërëshëllimën e fundit të Pashtovas, 1-1 dhe Polonia gjysmëfinaliste. Kampione e Europës në fuqi për futbollin e femrave të moshës deri në 17 vjeç është Franca.