De Rossi: Skuadra është e lodhur

Futboll

De Rossi: Skuadra është e lodhur

Më: 12 maj 2024 Në ora: 20:15
De Rossi

Eliminimi nga Europa League djeg jo pak te Roma, që gjithsesi do të duhet të kthejë faqe shpejt, pasi e diela në mbrëmje i ka rezervuar transfertën bergamaske ndaj Atalantës, një ndeshje direkte për zonën Champions të renditjes.

E di mirë këtë trajneri De Rossi, i cili pranon se skuadra është e lodhur, megjithatë kërkon një sforco të fundit në tre ndeshjet e mbetura, në mënyrë që Roma të marrë një biletë për edicionin e ardhshëm të Champions League.

“Kemi luajtur shumë dhe natyrisht që jemi të lodhur.

Duhet të shtojmë këtu edhe dëmtimet, që nuk po na lënë të menaxhojmë mirë situatat.

Megjithatë është momenti që harrojmë gjithçka dhe të bëjmë një sforcim të fundit në ndeshjet e mbetura, duke nisur nga e diela ndaj Atalantës. Duam një vend në zonën Champions dhe shpresoj t’ia arrijmë”, theksoi De Rossi.

Roma do të udhëtojë drejt Bergamos pa Spinnazzolën, i cili u dëmtua në Gjermani, por edhe pa argjentinasin Paulo Dybala, i cili nuk është rikuperuar dhe ka qëndruar në kryeqytet, megjithatë De Rossi nuk kërkon alibi.

“Do të kemi mungesa dhe jemi të lodhur, por Atalanta ka luajtur më shumë ndeshje se ne dhe sigurisht që edhe ata janë të lodhur. I vetmi avantazh i tyre është që kanë siguruar dy finale dhe vijnë me moral të lartë, por edhe ne nuk duhet të mbajmë kokën mbrapa”, tha De Rossi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat