Deçiqi nga Tuzi është tre pikë larg titullit të parë në Mal të Zi.
Skuadra shqiptare me president Pal Dreshajn, edhe dy javë e ndajnë nga titulli i parë në histori të klubit.
Deçiqi ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Jezeros, në takimin e javës së 34-të të Kampionatit të Malit të Zi.
Deçiqi tani ka tre pikë më shumë se Buduçnosti i Podgoricës dy javë para se të bie perdja e kampionatit.
Zoriq në minutën e 2-të e Sharkiq në atë të 63-tën nga penalltia, shënuan për fitoren e skuadrës nga Tuzi.
Deçiqi kryeson me 64 pikë, duke lënë pas Buduçnostin me 61.
Deçiqi i duhen edhe tre pikë për t’u shpallur kampion, sepse edhe nëse mbeten me pikë baras me Buduçnostin, ndeshjet e ndërsjella janë në favor të skuadrës shqiptare, 1 fitore e tre barazime.