Skuadra shqiptare - tre pikë larg titullit të parë në histori në Malit të Zi

Futboll

Skuadra shqiptare - tre pikë larg titullit të parë në histori në Malit të Zi

Nga: K.Goca Më: 12 maj 2024 Në ora: 20:47
Deçiqi

Deçiqi nga Tuzi është tre pikë larg titullit të parë në Mal të Zi. 

Skuadra shqiptare me president Pal Dreshajn, edhe dy javë e ndajnë nga titulli i parë në histori të klubit.

Deçiqi ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Jezeros, në takimin e javës së 34-të të Kampionatit të Malit të Zi. 

Deçiqi tani ka tre pikë më shumë se Buduçnosti i Podgoricës dy javë para se të bie perdja e kampionatit.  

Zoriq në minutën  e 2-të e Sharkiq në atë të 63-tën nga penalltia, shënuan për fitoren e skuadrës nga Tuzi.

Deçiqi kryeson me 64 pikë, duke lënë pas Buduçnostin me 61.

Deçiqi i duhen edhe tre pikë për t’u shpallur kampion, sepse edhe nëse mbeten me pikë baras me Buduçnostin, ndeshjet e ndërsjella janë në favor të skuadrës shqiptare, 1 fitore e tre barazime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat