Otrant - Olympic i pafat, një gabim i kushtoi me humbje nga Bokeli

Futboll

Otrant - Olympic i pafat, një gabim i kushtoi me humbje nga Bokeli

Nga Më 12 maj 2024 Në ora: 20:59
Pamje nga ndeshja

Fati sportiv ia ktheu shpinën skuadrës shqiptare në Kotorr. 

Otrant ---Olympic nga Ulqini ka pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Bokeli, në derbin e madh të Ligës së Dytë të Malit të Zi.

Në minutën e 13-të vendasit kaluan në epërsi me golin e Mukoviq. 

Image

Pamje nga ndeshja

Pas pesë minutave (18’) u barazua rezultati nga Kristijan Shkrelj. 

Ai u tregua i saktë nga penalltia. 

Në minutën e 78-të, një harkim nga rivënia e këndit, një pakujdesi në mbrojtjen e skuadrës shqiptare, u shënua autogol, 2:1.

Futbollisti Rudoviq pati rast ideal në minutën e 87-të për të barazuar rezultatin por çuditërisht nga rreth 13-14 metra ka gjuajtur mbi portën e Bokelit.

Është e habitshme se si në minutat e fundit, vendasit përpos që zhagiten lojën edhe kur topi kalonte në tribuna, kthehej me vonesë nga publiku.

Bokeli merr kreun e tabelës me 74 pikë e ka një më shumë se Otrant – Olympic dy javë pa përfunduar kampionati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat