Atalanta trondit Romën, një hap drejt Champions League

Futboll

Atalanta trondit Romën, një hap drejt Champions League

Nga: K.G. Më: 12 maj 2024 Në ora: 22:41
Atalanta

Skuadra e Atalantës e ka tronditur me rezultat 2:1 Romën, në ndeshjen që është zhvilluar në stadiumin në Bergamo.

Futbollisti De Ketelaere është trim i ndeshjes, me dy gola i dhuroi fitoren skuadrës nga Bergamo. 

De Ketelaere shënoi në minutën e 18-të e 20-të. 

Romakët ngushtuan humbjen nga penalltia, të cilën e konkretizoi në gol Pellegrini në minutën e 66-të.  

Reprezentuesi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, është paraqitur titullar për Atalantën, duke iu gëzuar fitores së madhe në derbi për vendin e pestë. 

Atalanta është në vend të pestë me 63 pikë e ka tre më shumë se Roma në pozitën e gjashtë pas javës së 36-të në Serie A.

Atalanta ka bërë një hap drejt Champions League për edicionin 2024-2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat