Skuadra e Atalantës e ka tronditur me rezultat 2:1 Romën, në ndeshjen që është zhvilluar në stadiumin në Bergamo.
Futbollisti De Ketelaere është trim i ndeshjes, me dy gola i dhuroi fitoren skuadrës nga Bergamo.
De Ketelaere shënoi në minutën e 18-të e 20-të.
Romakët ngushtuan humbjen nga penalltia, të cilën e konkretizoi në gol Pellegrini në minutën e 66-të.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, është paraqitur titullar për Atalantën, duke iu gëzuar fitores së madhe në derbi për vendin e pestë.
Atalanta është në vend të pestë me 63 pikë e ka tre më shumë se Roma në pozitën e gjashtë pas javës së 36-të në Serie A.
Atalanta ka bërë një hap drejt Champions League për edicionin 2024-2025.