Kosova e Dusseldorfit sot ka pësuar humbje me rezultat 2:1 nga skuadra e TV Kalkum-Wittlaer, në ndeshjen e javës së 32-të të Bezirksliga në futboll.
Kjo humbje aspak nuk ia rrezikon kreun e tabelës, pasi që rivali direkt i tyre, TSV Eller 04 ka pësuar humbje me rezultat 5:0 nga SG Benrath-Hassels.
"Humbja e dytë e sezonit në Bezirksliga.
Vazhdojmë me 26 maj në shtëpi kundër Rather SV”, njofton FC Kosova.
Kosova përgatiten për festën më 26 maj, me fitore do t’ia sigurojë praktikisht hyrjen në Landesliga.
Kosova kryeson me 80 pikë, pasojnë TSC Eller me 75, SG Benrath-Hassels 73 sosh etj.