Toulouse rikthehet te triumfi ndaj Paris Saint-Germain në “Parc des Princes” pas më shumë se 15 vitesh, me parisienët që festojnë titullin e 12-të kampion të Ligue 1, jo me humorin më të mirë.
PSG-ja u mund me rezultatin 1-3 në shtëpi, me golin e vetëm që u shënua nga Kylian Mbappe, i cili kishte këtë ndeshjen e tij të fundit në këtë stadium përpara largimit nga ekipi parizien në verë.
Sa u përket miqve rrugën drejt rrjetës e gjetën Dallinga në minutën e 13’, Gboho në të 68’ dhe Magri në minutën e 90+5’.
Pas javës së 33-të të Ligue 1 PSG-ja qëndron në kuotën e 70 pikëve, teksa Toulouse ngjitet momentalisht në vend të dhjetë me 43 pikë.