Allegri: Një pikë na mjaftoi ndaj Salernitana-s

Futboll

Allegri: Një pikë na mjaftoi ndaj Salernitana-s

Më: 12 maj 2024 Në ora: 23:22
Allegri

Pas barazimit 1-1 ndaj Salernitana-s në shtëpi, trajneri i Juventus-it Massimiliano Allegri u shpreh se nëse nuk do të kishte reaguar në këtë takim, vështirë se mund të merrte veten në ndeshjet e mbetura.

Në konferencën e dhënë për mediet italiani theksoi se në pjesën e parë ekipi i tij bëri gabime, që më pas sollën edhe golin e kundërshtarëve.

“Pjesa e parë ishte e keqe.

E nisëm mjaft mirë, më pas pati disa gabime teknike, u shpërndamë dhe vëmendja jonë ra.

Nuk ishte rastësi që pësuam dhe golin.

Nëse do të kishim humbur sot do të ishte e vështirë ecuria, pasi kemi tre ditë për t’u përgatitur për finalen e Kupës me Atalanta-n, ndërsa është edhe gara për t’u kualifikuar në Champions League”-deklaroi Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat