Tudor: Fitorja ishte e bukur dhe e drejtë

Futboll

Tudor: Fitorja ishte e bukur dhe e drejtë

Më: 12 maj 2024 Në ora: 23:23
Igor Tudor

Pas fitores 2:0 ndaj Empoli-t, trajneri i Lazio-s Igor Tudor deklaroi për mediet se skuadra e tij e meritoi këtë triumf.

Sipas kroatit skuadra e Lazio-s ishte e jashtëzakonshme dhe tregoi cilësi në fushën e lojës.

“Sot erdhi një fitore e madhe, nuk ishte e lehtë, por rezultati ishte i drejtë. Djemtë ishin të jashtëzakonshëm, me cilësinë e duhur. Empoli tregon gjithmonë një lojë të organizuar dhe fokusohet te gabimet e kundërshtarit, por sot vuajtën”- u shpreh ai.

Ndërsa i pyetur për ndeshjen e radhës atë kundër Inter-it, kreu i stolit të Lazio-s shtoi se në Milano do shkojnë për të bërë më të mirën.

“Ne do të shkojmë në Milano për të bërë më të mirën që mundemi, duke respektuar kampionët. Ata janë një ekip i vështirë për t’u përballur, por ne do të përpiqemi të japim më të mirën tonë. Ne gjithmonë mund të përmirësohemi”-deklaroi Igor Tudor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat