“Serbia ka pas plane…”, Ismet Munishi e komenton organizimin e përbashkët të Evropianit nga Shqipëria e Serbia

Futboll

“Serbia ka pas plane…”, Ismet Munishi e komenton organizimin e përbashkët të Evropianit nga Shqipëria e Serbia

Më: 13 maj 2024 Në ora: 10:12
Ismet Munishi

Ismet Munishi e ka komentuar mbrëmë në emisionin sportiv “Favorit” aplikimin e Federatës Shqiptare të Futbollit që ta organizojë Kampionatin Evropian U21 në vitin 2027, bashkë me Serbinë.

Analisti i emisionit e pranoi se ky lajm e ka befasuar tej mase.

Gjithashtu, trajneri i njohur kosovar e kritikoi edhe Federatën e Futbollit të Kosovës që nuk ka reaguar fare për këtë.

“Normalisht që u befasova sepse nuk e prisja një lajm të tillë. Kishim pak informata. Kur bëhet një lajm i tillë, duhet thirrur një konferencë. Lajmi vetëm doli në publik dhe filluan reagimet. Duhet në konferencë të tregohen arsyet, benefitet sepse nuk është lajm dosido. Të organizohet një Kampionat me një armik shekullor, me një shtet që shumë mirë e dimë çfarë gjenocidi ka bërë në Kosovë, edhe me pas kaq pak informata ka qenë shumë e çuditshme. Më shumë çudi është FFK-ja nuk ka bërë asnjë reagim. Tifozët reaguan. Po të dilnin me një deklaratë ndoshta do të na mbushin mendjen për promovimin e paqes. Duka si nënkryetar i UEFA-s është nënkryetar i Serbisë, jo vetëm i Shqipërisë. Ndoshta është edhe politike. Shumë ‘elefanta’ që e bëjnë politikën botërore janë për paqe. Por, duhet të këtë më shumë informata, më shumë arsyetime për qëllimin pse po organizohet”, tha Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat