Southgate trajner i ri i Man Utd? Ja si përgjigjet selektori i Anglisë

Futboll

Southgate trajner i ri i Man Utd? Ja si përgjigjet selektori i Anglisë

Më: 13 maj 2024 Në ora: 11:53
Gareth Southgate.

Manchester United duket se do ta shkarkojë nga detyra e trajnerit Erik Ten Hag, pas një sezoni dëshpërues.

Shumë emra janë lidhur me postin e trajnerit tek ekipi anglez.

Ndër emrat e përfolur është edhe ai i selektorit të Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate.

Trajneri i Anglisë ka reaguar rreth zërave që e shikonin atë si zëvendësues të Ten Hag.

“Është krejtësisht e parëndësishme. Nuk ka pasur asnjë bisedë, unë kam një gjë në të cilën duhet të përqendrohem dhe kjo është të kemi një turne sa më të suksesshëm me Anglinë”, tha ai.

Anglia, do të synojë që të fitojë “Euro 2024” këtë verë ku gjendet në grupin C me Danimarkën, Slloveninë dhe Serbinë.

Southgate, erdhi në stolin e “Tre Luanëve” në vitin 2016 ku udhëhoqi Anglinë drejtë vendit të 4-të në Kampionatin Botëror “Rusi 2018” dhe po ashtu drejt finales së “Euro 2020” ku humbën ndaj Italisë përmes penalltive. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat