Crystal Palace i kërkon 100 milionë euro për trajnerin që e do Bayerni

Futboll

Crystal Palace i kërkon 100 milionë euro për trajnerin që e do Bayerni

Më: 13 maj 2024 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Në fund të këtij edicioni, skuadra e Bayern Munich do të mbetet pa trajner, pasi Thomas Tuchel do të largohet.

E tash, Bayerni është në kërkim të një zëvendësuesi të Tuchelit.

“Bavarezët”, kontaktuan me disa nga trajnerët si Ralf Rangnick, Unai Emery e Julian Nagelsmann po këta të fundit vendosën të qëndrojnë te skuadrat po dhe te kombëtaret ku udhëheqin.

Gjermanët i kthyen sytë kah trajneri i Crystal Palace, Oliver Glasner. Ata ishin të gatshëm të paguajnë 18 milionë euro për ta liruar austriakun nga Crystali por kjo gjë u refuzua nga drejtuesit e “Shqiponjave”.

“Paguani 100 milionë euro dhe merreni Glasner”, ishte kushti i “çmendur” i ishullorëve, me Bayernin që është tërhequr përkohësisht nga gara për firmën me Glasner.

49-vjeçari e njeh mirë kampionatin gjerman, pasi më parë ka drejtuar në Bundesliga skuadra si Eintracht Frankfurt dhe Ëolfsburg, ku me Eintrachtin fitoi Ligën e Evropës në vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat