Rabiot: E ardhmja? Do të flas me Juventusin në fund të sezonit

Futboll

Rabiot: E ardhmja? Do të flas me Juventusin në fund të sezonit

Më: 13 maj 2024 Në ora: 15:00
Adrien Rabiot

Me golin e tij “në frymën e fundit”, ndaloi Salernitana të mposhte Juventusin, por e ardhmja e Adrien Rabiot, kontrata e të cilit skadon në qershor, është ende për t’u diskutuar.

“E kam thënë tashmë, derisa të arrijmë objektivat tona, nuk do të flasim me klubin.

Kur të jemi në Champions League dhe të fitojmë këtë kupë, do ta shohim. Ndjenjat e mia?

Unë jam i lumtur dhe krenar që jam këtu dhe luaj në këtë ekip të rinjsh, ndaj Salernitana pata edhe shiritin e kapitenit, por në futboll duhet edhe të flasim, por do ta shohim pas finales së Kupës së Italisë”, është shprehur Rabiot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat