E ardhmja e Piolit në pikëpyetje, Sacchi i sugjeron Milanit dy trajnerë

Futboll

E ardhmja e Piolit në pikëpyetje, Sacchi i sugjeron Milanit dy trajnerë

Më: 13 maj 2024 Në ora: 15:40
Arrigo Sacchi

E ardhmja e Stefano Piolit në klubin e Milanit është në pikëpyetje dhe gjithashtu raportohet nga mediat vendase se drejtuesit e kuqezinjve janë duke kërkuar më tej për ndonjë zëvendësues të mundshëm.

Megjithatë, ish-trajneri i Milanit, Arrigo Sacchi ka sugjeruar dy emra për stolin e kuqezinjve.

“Shumë, nëse jo gjithccka, do të varet nga zgjedhja e trajnerit të ri.

Nëse flasim për një djalë të ri, them De Zerbi, për sa i përket përvojës, sugjeroj Sarrin”, tha Sacchi për “Gazzetta dello Sport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat