Guardiola para Tottenham: City ka opsion vetëm fitoren, trofeu i Premier League kalon nga ndeshja e radhës

Futboll

Guardiola para Tottenham: City ka opsion vetëm fitoren, trofeu i Premier League kalon nga ndeshja e radhës

Më: 13 maj 2024 Në ora: 19:33
Pep Guardiola

Pep Guardiola, traneri i Manchester Cityt, foli në  konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Tottenham.

“Kemi vetëm një opsion, fitoren. Nëse nuk fitojmë, nuk marrim dot trofeun e Premier League.

E keni parë ndeshjen e Arsenalit? Po, po bëjnë mirë.

Jemi të fortë për disa arsye. Hierarki, klub i fortë, organizim i fortë, lojtarë të fortë, jemi mjaft të përulur për të kuptuar  se në çdo ndeshje mund të humbësh dhe në të njëjtën kohë mund të fitosh… Konsistenca ka qenë aty, ky është realiteti…”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat