Besiktas reziston për Ernest Muçin, klubi turk refuzon ofertën e ekipit të Premier League

Futboll

Besiktas reziston për Ernest Muçin, klubi turk refuzon ofertën e ekipit të Premier League

Më: 13 maj 2024 Në ora: 20:08
Ernest Muçi

Ernest Muçi po shkëlqen me fanellën e Besiktas, me sulmuesin shqiptar që është përshtatur menjëherë në Turqi.

Paraqitjet pozitive nuk kanë mbetur pa u vënë re, teksa Aston Villa ka ofruar 20 milionë euro për shërbimet e Muçit.

Gjithsesi, sipas asaj që bëjnë të ditur mediat në Turqi, Besiktas nuk e ka pranuar ofertën.

Klubi i njohur beson se shifra që mund të përfitojë nga largimi i lojtarit pas Euro 2024 do jetë shumë herë më e madhe se kjo që po ofrohet aktualisht nga klubi prej Birminghami.

Gjithsesi, Aston Villa vështirë se do dorëzohet kaq shpejt dhe në vijim pritet të bëjë të tjera propozime. Ernest Muçi ka realizuar 3 gola deri tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat