Aston Villa dhe Liverpool ndahen baras

Futboll

Aston Villa dhe Liverpool ndahen baras

Më: 13 maj 2024 Në ora: 23:25
Foto ilustrim

Aston Villa dhe Liverpool kanë ndarë pikët të hënën në stadiumin "Villa Park" në kuadër të Javës së Tridhjetë e shtatë të Premier League.

Ndeshja është mbyllur me rezultat 3-3. 

Liverpool ka marrë epërsi qysh në minutën e dytë me autogolin i Martinez, por avantazhi nuk ka zgjatur shumë, pasi Tielemans ka barazuar pas vetëm dhjetë minutave.

Liverpooli është rikthyer në minutën e njëzet e tretë, kur ka realizuar Gakpo. 

Në fillim të pjesës së dytë, Quansah e theu mbrojtjen e Aston Villas, duke e rritur avantazhin për Liverpoolin.

Kur është dukur se "Reds" ka fituar,  ka ndodhur një kthesë të papritur, ku Villa ka shënuar dy gola të shpejt në minutat 85 dhe 88 me Duran, dhe ka barazuar rezultatin.

Pas kësaj ndeshjeje, tabela e Premier League vazhdon të jetë e dominuar nga Arsenali në vendin e parë me tetedhjetë e gjashtë pikë. Liverpool gjendet në vendin e tretë me tetedhjetë e një pikë, ndërsa Aston Villa në vendin e katërt me gjashtëdhjetë e shtatë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat